Paditet sërish Facebook, kësaj radhe nga kjo kompani

Teknologji

Paditet sërish Facebook, kësaj radhe nga kjo kompani

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Një gjykatë në Milano e specializuar për mosmarrëveshjet e biznesit vendosi të martën që Facebook duhet t’i paguajë kompanisë kompjuterike italiane, Business Competence, 350 mijë euro dëmshpërblim për kopjimin e një prej aplikacioneve të saj.

Bëhet fjalë për aplikacionin Faround, i lançuar nga kompania italiane në tetor 2012 për të ndihmuar përdoruesit të gjejnë baret dhe restorantet që mund të jenë me interes në zonat pranë tyre, transmeton lajmi.net.

Në dhjetor të këtij viti, Facebook ftoi përdoruesit e tij të shkarkojnë një aplikacion të ngjashëm me atë të kompanisë italiane, “Nearby Places”.

Gjykata ka shpallur Facebook fajtor duke mbështetur pretendimin se “Nearby Places” bazuar në përmbajtje dhe format ishte identik me “Faround” të kompanisë italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat