Twitter po punon në identifikimin e videove me fytyra të manipuluara

Teknologji

Twitter po punon në identifikimin e videove me fytyra të manipuluara

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Rrjeti social Twitter, i është bashkuar platformave tjera, në luftën kundër videove me fytyra të manipuluara, apo të ashtuquajturat deepfake.

Pas Facebook, që bëri të ditur se po punon në identifikimin e këtyre pamjeve edhe Twitter njoftoi se po punon që të krijojë rregulla, që do t’i zbulonte dhe ndalonte këto video.

“Materiale sintetike, që vijnë nga media të manipuluara”, thuhet në një postim, ku kërkohet nga përdoruesit, që të ndihmojnë në këtë drejtim.

Zyrtarë të Twitter, kërkojnë që shfrytëzuesit e këtij rrjeti, të raportojnë për materiale të dyshimta, si dhe mënyrën se sa shpejtë po shpërndahen.

Në këtë mënyrë, Twitter kërkon nga të gjithë të ndihmojnë në identifikimin e mashtrimeve, fjalimeve të ndryshme, apo ngjarjeve të ndryshme që nuk kanë ndodhur kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat