Facebook lanson një hapësirë të dedikuar lajmesh

Teknologji

Facebook lanson një hapësirë të dedikuar lajmesh

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 08:25
Facebook

Kompania thotë se ka disa muaj që ka punuar për projektin Facebook News. Publikuesit mund të përfitojnë miliona dollarë për tarifa licencimi që përmbajtjet e tyre të shfaqen në Facebook News sipas Wall Street Journal.

Ditën e Premte Facebook njoftoi lançimin e Facebook News, një seksioni të ri në rrjetin social i cili ju tregon përdoruesve lajme të personalizuara.

Debutimi nisi pasditen e së Premtes por disa përdorues nuk do ta shohin menjëherë tha Facebook. Lëvizja vjen ndërsa rrjeti social ka pasur vështirësi të menaxhojë qarkullimin e lajmeve të rreme në platformë.

Facebook u vu nën kritika në 2016-ën pasi një ish punonjës tha se rrjeti social ul dukshmërinë e lajmeve dhe përmbajtjeve destinuar për lexuesit konservatorë.

Po sajti mohoi akuzat. Kompania thotë se ka disa muaj që ka punuar për projektin Facebook News. Publikuesit mund të përfitojnë miliona dollarë për tarifa licencimi që përmbajtjet e tyre të shfaqen në Facebook News sipas Wall Street Journal.

Për publikimet me shërbime abonimi, përdoruesit mund të lexojnë disa lajme falas dhe më pas me pagesë.

Fillimisht Facebook News do të ofrohet në SHBA dhe do të ofrojë lajme lokale për qytetet si Nju Jork, Los Anxheles, dhe Çikago. Në mesin e publikuesve përmbajtjet e të cilët do të paraqiten në Facebook News janë Wall Street Journal, The Washington Post, USA Today, BuzzFeed dhe CNBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat