Paraqiten specifikimet për çipsetin Qualcomm Snapdragon 735

Teknologji

Paraqiten specifikimet për çipsetin Qualcomm Snapdragon 735

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 13:14
Qualcomm Snapdragon 735

Qualcomm në prill i lansoi çipat Snapdragon 730 dhe 730G, të cilë i përfaqësojnë platformat për telefonat nga segmenti i mesëm, bazuar në procesin 8nm LPP.

Tani janë shfaqur detajet për pasardhësin e këtyre çipave, modelin e quajtur Snapdragon 735, i cili do ta ketë një arkitekturë plotësisht të re dhe do të krijohet në procesin 7nm, raporton GSMArena.

Raporti sugjeron që çipseti e ka emrin e koduar SM7250, dhe do ta përdorë bërthamën e madhe Cortex-A76 Kryo @ 2.36GHz, si dhe edhe një bërthamë @ 2.32GHz. Pjesa tjetër e CPU-së është e përbërë nga gjashtë bërthama Cortex-A55 @ 1.73GHz. GPU do të jetë Adreno 620.

Tashmë kemi pasur paralajmërime për ekzistencën e çipsetit Snapdragon 735 gjatë gjysmës së parë të këtij viti, por si duket CPU i ka pësuar disa ndryshime në ndërkohë.

Pritet që çipseti Snapdragon 735 të prezantohet gjatë muajit dhjetor, kur Qualcommi zakonisht e mban prezantimin e vet në Hawaii.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat