Interneti feston ditëlindjen e 50-të: Ja mesazhi i parë i transmetuar online

Teknologji

Interneti feston ditëlindjen e 50-të: Ja mesazhi i parë i transmetuar online

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Ajo që ne sot quajmë ‘internet’, me fuqinë për të lëvizur zgjedhjet ekonominë dhe trendet, ka fillet në një rrjet të vogël me vetëm katër nyje: në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles; Institutin e Kërkimeve Stanford; UC Santa Barbara; dhe Universiteti i Utah.

Mesazhi i parë i dërguar mbi atë rrjet, më 29 tetor 1969, ishte vetëm me dy shkronja: LO.

Por ajo që ndodhi me të vërtetë është që programuesi i UCLA, Charley Kline, u ul në një kompjuter SDS Sigma 7 dhe u përpoq të regjistrohej në sistemin pritës të Institutit të Kërkimeve Stanford SDS 940 nga Agjensia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar, e njohur edhe si Arpanet.

Kline po përpiqej të shtypte komandën LOGIN, por sistemi u rrëzua vetëm pas dy shkronjave të para.

Sigurisht që duhej të kalonin disa dekada të tjera përpara se bota në internet të gjente ndonjë aplikim komercial, së pari si një asortiment i çuditshëm i grupeve të lajmeve, protokolleve të transferimit të skedarëve dhe bisedave të stafeve.

Gjërat evoluan gjatë viteve ’80 me shërbime komerciale si CompuServe, Prodigy dhe në fund AOL, duke na çuar në vitet ’90 dhe shfryztëzimin komercial nga publiku.

Mesi i viteve ’90 panë ardhjen e world wide web (www) dhe e-mail u bë protokolli mbizotëruese në internet. Që nga atëherë, interneti ka përfshirë gati çdo aspekt të jetëve tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat