Elon Musk i pakënaqur me Twitter, miliarderi në mënyrë dramatike “del offline”

Teknologji

Elon Musk i pakënaqur me Twitter, miliarderi në mënyrë dramatike “del offline”

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 13:33
Elon Musk

Elon Musk duket se po ka një krizë raportesh kur bëhet fjalë për mediat sociale.

Themeluesi zakonisht i kënaqur me Twitter i Tesla dhe SpaceX njoftoi të premten se ai po “shkon offline”, në postimin e tij të parë në Twitter, pasi “nuk është i sigurt për të mirën e Twitter”.

Kështu, shkruajnë mediat e huaja, Elon Musk ka “ngjallur frikë” se ai po e lë Twitter-in, pasi postoi një seri postimesh duke vnë në dyshim “të mirën” e rrjetit social.

Miliarderi i Tesla-s dhe themeluesi i SpaceX është një nga yjet e padyshimtë të Twitter-it dhe krenohet me një “ushtri” prej gati 30 milionë ndjekësish.

Në orën e kaluar, ai shkroi një treshe të postimeve duke filluar me fjalët: “Nuk jam i sigurt për të mirën e Twitter”. “Reddit ende duket mirë”, shtoi ai. Dhe në postimin e tretë, Elon shkroi “Po shkoj offline”.

Dhe ndjekësit e tij menjëherë kanë ardhur me reagime, duke shprehur shqetësimin se çfarë po ndodhë me “heroin e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat