Xiaomi e paralajmëron Mi Watch dhe Mi TV

Teknologji

Xiaomi e paralajmëron Mi Watch dhe Mi TV

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 16:38
Mi Watch dhe Mi TV

Xiaomi do ta prezantojë javën e ardhshme Mi CC9 Pro/Mi Note 10, ndërsa përveç telefonit pritet edhe lansimi i pajisjeve Mi Watch dhe Mi TV 5. Kompania kineze tani ka paralajmëruar edhe disa karakteristika të orës dhe televizorit të mençur, raporton GSMArena.

Pajisja e bartshme do të kujtojë shumë në Apple Watch, me ekranin katror dhe një buton në pjesën e sipërme të djathtë, ndërsa televizori po reklamohet me mbështetjen për gamën e ngjyrave NTCS prej 108 për qind dhe teknologjinë 4K quantom-dot.

Drejtori ekzekutiv i Xiaomi e quan Mi Watch "orë të mençur për kyçin e dorës së përdoruesit", pasi që do të ketë mbështetje për Wi-Fi, GPS, NFC, çipsetin përkatës Qualcomm. Gjithashtu, kjo është hera e parë që Xiaomi lanson një orë të mençur në kuadër të brendimit të vet Mi.

Mi Watch do të jetë në dispozicion në ngjyrë të zezë dhe të argjendtë, dhe do të duhej të jetë një zëvendësim më i përballueshëm për Apple Watch, i cili aktualisht shitet me një çmim prej 399 dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat