Disney Plus tashmë ka mbi 1 milionë abonues

Teknologji

Disney Plus tashmë ka mbi 1 milionë abonues

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 12:40
Disney Plus

Disney Plus nuk është lansuar ende.

Shërbimi pritet të jetë i gatshëm për publikun në mesin e nëntorit dhe duket sikur mund të ketë një fillim të shkëlqyeshëm.

Sipas të dhënave nga Jumpshot, është sugjeruar që shërbimi i ardhshëm i transmetimit thuhet se ka grumbulluar mbi 1 milion abonues tashmë.

Kjo bazohet vetëm në të dhënat në SH.B.A., që do të thotë se kur Disney Plus lansohet në tregjet ndërkombëtare, numrat do të jenë më të lartë.

Ky është një fillim jashtëzakonisht premtues, veçanërisht duke pasur parasysh që Disney është i ri për këtë treg dhe se tashmë ka mjaft alternativa në treg.

Si shumica e shërbimeve të shfaqjes së filmave online, Disney Plus vjen me një fazë testuese 7-ditore falas, kështu që është e paqartë – bazuar në ata miliona abonentë, sa prej tyre janë regjistruar për të përfituar nga testimi falas, dhe sa në të vërtetë kanë bërë parapagimin e tyre.

Gjithashtu, këto nuk janë shifra zyrtare, kështu që ato duhet të merren me një dozë dyshimi.

Sidoqoftë, nëse ato janë të sakta, atëherë ky është padyshim një lajm i mirë për Disney.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat