Google do të bashkëpunojë me disa kompani për siguri kibernetike

Teknologji

Google do të bashkëpunojë me disa kompani për siguri kibernetike

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 16:35
Google

Bashkëpunimi për parandalimin e përhapjes së këtyre aplikacioneve, është quajtur App Defence Alliance.

Nëpërmjet bashkëpunimit që do të bëjë Google, me disa kompani për siguri kibernetike, do të parandalohen aplikacionet e këqija para se të dalin në Play Store, në mënyrë që të mos iu bëjnë dëme shfrytëzuesve të Android.

Sistemi Android është i instaluar në mbi 2.5 miliardë pajisje, gjë për të cilën Google konsideron se e bën atraktiv për sulm nga keqbërësit kibernetik.

Me instalimin e ndonjë sistemi të jashtëm, mund të mblidhen të dhëna nga sulmuesit kibernetik, që përdoren më pas në forma të ndryshme.

Janë pikërisht këto, që Google dhe kompanitë e sigurisë, duan t’i trajtojnë, sepse platforma Play Store, ka qenë një qendër prej nga janë shpërndarë.

Deri më tani, Google ka bërë kontrollin e aplikacioneve me Google Play Protect, me të cilën ka ndaluan edhe “miliarda” aplikacione të këqija në Play Store, por që i duhej përforcime shtesë.

Ky bashkëpunim që ka bërë Google, pritet që të parandalojë në tërësi hedhjen e ndonjë aplikacioni të keq në Play Store, apo shkarkimi i tij nëse ka arritur të depërtojë në sistem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat