“Britbox”, prezantohet platforma që pritet të jetë konkurrent i “Netflix”

Teknologji

“Britbox”, prezantohet platforma që pritet të jetë konkurrent i “Netflix”

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 15:03
“Britbox”

Kanali BBC dhe tri kanale televizive britanike më pak të popullarizuara, kanë nisur një shërbim të përbashkët të transmetimit, që synon të sfidojë mbizotërimin e Netflix në tregun e Britanisë së Madhe.

Platforma Britbox, do të shfaqë emisione të popullarizuara si drama historike “Downtown Abbey”, si dhe show real “Love Island”, që është në pronësi të ITV.

Me këtë shërbim, që tani është i mundur edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, do të ofrohen edhe Channel 4 që është në pronësi publike dhe Channel 5 në pronësi të Viacom.

“Koleksioni më i madh, i kanaleve britanike që është në dispozicion”, është cilësuar Bitbox, parapagimi për të cilin kushton 9.92 euro në muaj.

Për shërbimet e Netflix, duhet paguar 6.95 deri në 10.43 euro në muaj, për planin standard. Derisa, për shërbimet e Prime të Amazon, duhet paguar 6.95 euro.

Sipas disa analistëve, investimi i kufizuar i BritBox në përmbajtjen origjinale, mund të shkaktojë probleme në një treg të dendur dhe shumë konkurrentë.

“Shikuesit do të kenë problem, që ta dallojnë nga Netflix ku deri më tani, ka transmetuar programet e ITV dhe BBC”, ka thënë analisti i medieve Tom Harrington.

Bazuar në shifrat e siguruara nga BBC dhe ITV për muajin korrik, mësohet se më shumë se 12 milionë familje në Britaninë e Madhe, paguajnë së paku një shërbim transmetimi, derisa katër milionë paguajnë për më shumë platforma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat