Red Dead Redemption 2 në dispozicion për PC

Teknologji

Red Dead Redemption 2 në dispozicion për PC

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 20:00
Red Dead Redemption 2

Pas më shumë se një viti pritjeje, gejmerët e PC më në fund mund të zhyten në botën e lojës Red Dead Redemption 2.

Titulli u paralajmërua zyrtarisht në kuadër të Rockstar Games Launcher dhe në Epic Games Store. Lojtarëve u ofrohet preload prej 110 GB, së bashku me patchin Day One të madhësisë prej 3 GB, raporton Overclock3D.

Versioni PC i lojës vjen me përmirësime të ndryshme, të cilat përfshijnë zgjidhje më të mirë të hijeve dhe teksturave, okluzion ambienti me cilësi më të lartë, ndriçim global, gjurmë në dëborë, shkëlqim dhe karakteristika të tjera. Ofrohet mbështetja për rezolucion 4K dhe më të lartë, framerate të pakufizuar, HDR, mbështetje për disa monitorë, dhe sisteme ultra të gjera.

AMD dhe Nvidia tashmë i kanë publikuar drajverët me mbështetje për lojën, ndërsa në vijim sjellim kërkesat minimale dhe të rekomanduara të sistemit për PC:

Kërkesat minimale

OS: Windows 7 - Service Pack 1 (6.1.7601)

CPU: Intel Core i5-2500K / AMD FX-6300

GPU: Nvidia GeForce GTX 770 2GB / AMD Radeon R9 280 3GB

RAM: 8GB

HDD: 150 GB hapësirë e lirë

Kërkesat e rekomanduara

OS: Windows 10 – April 2018 Update (v1803)

CPU: Intel Core i7-4770K / AMD Ryzen 5 1500X

GPU: Nvidia GeForce GTX 1060 6 GB / AMD Radeon RX 480 4GB

RAM: 12 GB

HDD: 150 GB hapësirë e lirë

Red Dead Redemption 2 është në dispozicion për blerje, me një çmim prej 60 dollarësh për Standard Edition, ndërsa versioni Steam do të jetë në dispozicion në dhjetor. Data konkrete e luajtjes ende nuk dihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat