WSJ: Google ka mbledhur të dhëna mjekësore të miliona amerikanëve, pa pëlqimin e tyre

Teknologji

WSJ: Google ka mbledhur të dhëna mjekësore të miliona amerikanëve, pa pëlqimin e tyre

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 08:12
Google

Blerja e fundit e Fitbit nga Google është një tregues i interesit të tyre për kujdesin shëndetësor së bashku me gjigandët e tjerë të teknologjisë si Apple, Amazon dhe Microsoft që gjithashtu ndjekin trendin. 

Tani, sipas një raport të fundit nga Wall Street Journal, pretendohet se Google ka qenë duke kërkuar të dhëna shëndetësore për miliona amerikanë nga të dhënat e Ascension, që nga viti 2018. 

Programi  ‘Project Nightingale’, raportohet se mban të dhëna private shëndetësore nga miliona amerikanë në 21 shtete. 

Google e inicioi këtë program në fshehtësi, në bashkëpunim me Accession, i cili është një zinxhir i spitaleve dhe zyrave të mjekëve, në mes tjerash. 

Google pohon se Projekti Nightingale është në përputhje me ligjin federal të shëndetit. 

Më konkretisht, ky shkëmbim informacioni thuhet se respekton Ligjin e Transportueshmërisë dhe Përgjegjshmërisë së Sigurimeve Shëndetësore (ose HIPAA) i cili lejon ndarjen e të dhënave të pacientëve pa lejen e tyre ose mjekëve, për sa kohë që ndarja është e kufizuar “vetëm për të ndihmuar subjektin’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat