Hakerët ia vjedhin 24 milionë dollarë në Bitcoin një investitori

Teknologji

Hakerët ia vjedhin 24 milionë dollarë në Bitcoin një investitori

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një investitor në kriptovaluta humbi 24 milionë dollarë pasi ra viktimë e një teknike hakimi me ndërrim kartash SIM.

Siç raporton The Wall Street Journal, Michael Terpin u godit nga sulmi më 7 janar 2018 pak ditë pasi Bitcoin arriti vlera rekord. Hakerët vodhën 1,500 Bitcoina duke marrë nën kontroll numrin e tij dhe përdorur funksionin Forgot Password të Google për t’iu qasur e-mailit.

Në posedim të dy llogarive personale, hakerët e thyen portofolin e kriptovalutave të Terpin, vodhën asetet dixhitale dhe i shitën menjëherë.

Bitcoin këmbehej me 16,969 deri në 15,790 më 7 janar 2018, sot tregtohet me 8,800 dollarë. Teknika e zëvendësimit të kartave, njohur si SIM Swaping, i vjedh individit numrin e telefonit i cili përdoret për t’iu qasur llogarive të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat