Ky aplikacion e di nëse iPhone juaj është hakuar

Teknologji

Ky aplikacion e di nëse iPhone juaj është hakuar

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Të gjesh një mjet sigurie i cili funksionon siç duhet në një iPhone është njëlloj si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Apple e ka bërë thuajse të pamundur për aplikacione të tilla të hyjnë në App Store me rregulla të cilat ndalojnë skanimin e aplikacioneve të tjera dhe të dhënave të tyre.

Ky aplikacion i ri është ajo që keni kërkuar. Nëse keni iOS 12 ose më shumë, iVerify mund tu tregojë nëse iPhone juaj është hakuar.

Ekziston një arsye e fortë se aplikacionet e anti-viruseve mungojnë në App Store sepse Apple nuk i lejon. Kompania ka ndërtuar një platformë e cila në bërthama ka sigurinë dhe në të vërtetë iOS rrallë herë pëson sulme si ato të Android.

Apple sigurohet se aplikacione ekzekutohen në një hapësirë të izoluar quajtur “sandbox” duke i parandaluar të aksesojnë të dhënat e aplikacioneve të tjera apo të interferojnë me iOS.

Aplikacioni iVerify ka arritur të marrë aprovimin e Apple dhe tashmë është i disponueshëm në App Store. Ndryshe nga shumica e aplikacioneve të tjera të sigurisë, iVerify përmban një komponent skanimi i cili është i dobishëm. Nuk është një anti-virus por një skaner anti-hakimi. Aplikacioni skanon ato anomali dhe efekte të një hakimi të iPhone ose një jailbreak.

Nëse një anomali zbulohet, përdoruesi paralajmërohet dhe i ofrohet këshillë sesi të menaxhojë situatën. Por jo të gjithë janë të bindur se iVerify do të ketë sukses sepse disa zhvillues të aplikacioneve të sigurisë shprehën habi sesi aplikacioni në fjalë ka hyrë në App Store.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat