Snapchat verifikon publicitetet politike kundër dezinformimit - Bota Sot
Snapchat verifikon publicitetet politike kundër dezinformimit

Teknologji

Snapchat verifikon publicitetet politike kundër dezinformimit

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 14:49
Snapchat

Publicitetet politike në Snapchat janë analizuar për t’u garantuar që ato nuk janë gënjeshtra apo të falsifikuara, konfirmoi Snap.

Platforma e përdorur nga adoleshentët nuk miraton as strategjinë e Facebook, që autorizon pjesën më të madhe të publiciteteve politike, madje edhe në rast gënjeshtrash, as atë të Twitter i cili pothuajse do t’i ndalojë të gjitha.

“Ne i analizojmë të gjitha publicitetet duke përfshirë këtu edhe publicitetet politike”, theksoi drejtori i përgjithshëm i Snapchat, Evan Spiegel, në një artikull të publikuar nga CNBC.

“Ajo që po provojmë të bëjmë, është të krijojmë një vend për publicitetet politike mbi platformën tonë, kryesisht në masën ku ne prekim më shumë të rinjtë dhe votuesit e parë, ne dëshirojmë që ata të mund të integrohen në diskutimin politik, por ne nuk lejojmë gjëra si dezinformimin në këto publicitete”, shtoi drejtuesi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat