Bien nga sistemi Instagram dhe Facebook

Teknologji

Bien nga sistemi Instagram dhe Facebook

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Dy platformat sociale Instagram dhe Facebook po vuajnë ndërprerje të mëdha, me mijëra përdorues të aplikacioneve që pretendojnë se nuk janë në gjendje të rifreskojnë kryefaqet ose të ngarkojnë foto e video.

Instagram, i cili është në pronësi të Facebook ka përjetuar probleme që prej orës dy të ditës (GMT), sipas Downdetector, i cili monitoron ndërprerjet në internet.

Harta e ndërprerjeve të Downdetector tregon se përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar, Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara dhe Brazili janë më të prekurit. Por, problemi është ndjerë edhe në Kosovë, me përdorues që janë ankuar për probleme të njëjta.

Shumica e përdoruesve raportuan probleme me krye-faqe, ndërsa të tjerët po përjetojnë gjithashtu probleme me hyrjen në aplikacion dhe qasjen në funksionin Stories.

Aplikacionet e Facebook dhe Facebook Messenger filluan të përjetojnë probleme në të njëjtën kohë – megjithëse problemet duket se janë më pak të përhapura.

Përdoruesit e Facebook janë duke u ankuar se nuk janë në gjendje të hynë, dhe se nuk mund të ngarkojnë fotografi, me disa që raportojnë ‘ndërprerje totale’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat