Microsoft shtynë lansimin e kufjeve të çuditshme për vitin tjetër

Teknologji

Microsoft shtynë lansimin e kufjeve të çuditshme për vitin tjetër

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Të gjithë ata që kanë dashur, që për festat e fund vitit të kenë një palë kufje të çuditshme nga Microsoft, nuk kanë arsye që të gëzohen.

Zyrtarë të lartë të kompanisë, kanë bërë të ditur se lansimi i këtyre pajisjeve në formë pjate, me të cilat do të rivalizojë me AirPods, shtyhet deri në vitin tjetër dhe jo si ishte planifikuar që të bëhej këtë vit.

“Prodhimi i një produkti, ka të bëjë me kërkimin e pamëshirshëm, që të ketë çdo pjesë të duhur që të jetë sa më i mirë. Gjë që merr kohë dhe nganjëherë zgjatë më shumë se që duhet”, thuhet në raportin e Microsoft.

Duke mos dhënë ndonjë datë secfike se kur saktësisht do lansohen, është bërë e ditur se këto kufje që kushtojnë 225 euro, pritet të lansohet në muajt e parë të vitit që vjen.

Surface Earbuds janë prezantuar gjatë muajit të kaluar dhe thuhej se janë të dedikuara për përdorim në Android dhe Windows, ndërsa e kanë të integruar sistemin Microsoft 360 dhe mund të kontrollohen me prekje me dorë.

Zëri që ofrojnë këto kufje, është thënë se është kualitativ, ndërsa është konsideruar si mangësia, që nuk ofrohen mundësi për ndalimin e zhurmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat