Ja sesi të hiqni ose ndërroni kartën e kreditit nga Google Play Store

Teknologji

Ja sesi të hiqni ose ndërroni kartën e kreditit nga Google Play Store

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Ju të paktën keni një kartë krediti të lidhur me llogarinë tuaj në Google Play duke qenë se blini aplikacione, muzikë, lojëra e përmbajtje të tjera në telefonin Android.

Por nëse karta e kreditit ka skaduar ose thjeshtë dëshironi të mos e përdorni më, duhet ta hiqni nga Google Play Store. Ky proces merr vetëm disa hapa dhe është shumë më e thjeshtë sesa keni menduar.

1.  Hapni aplikacionin Google Play Store në telefonin tuaj Android

2. Klikoni tre vijat horizontale në cepin e majtë lart

3.  Klikoni “Payment Methods”

4.  Klikoni “Payment Settings” Do të vëreni një dritare pop-up e cila ju pyet se cilin shfletues do të përdorni për të hapur faqen. Zgjidhni shfletuesin tuaj dhe klikoni opsionin “Just Once”

5. Kyçuni në llogarinë Google nëse ju kërkohet

6. Shfletoni tek karta e kreditit që dëshironi të hiqni dhe klikoni “Remove”. Klikoni “Remove” për herë të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat