“Tech Heroes” bashkoi komunitetet në Kosovës

Teknologji

“Tech Heroes” bashkoi komunitetet në Kosovës

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 13:02
“Tech Heroes”

Tech Heroes, garë në fushën e teknologjisë informative e cila po zhvillohet për herë të dytë në Kosovë, sot shënoi ditën e dytë ku të rinjtë patën mundësi të njoftohen me një varg aktivitetesh rreth teknologjisë.

Qëllimi i kësaj gare ishte bashkimi i 160 pjesëmarrësve prej të gjitha etnive në Kosovë, të cilët do të punojnë  në një periudhë prej 6 muajsh, në zhvillimin e aplikacioneve të ndryshme për të zgjedh problemet e ndryshme shoqërore.

Organizatorja Fiona Shehu, tha për kp, se projekti dy ditësh i teknologjisë, ka për qëllim t’i bashkojë të gjitha komunitetet e Kosovës, në një gjuhë të përbashkët e cila është teknologjia dhe t’i ndihmojë nxënësit që të punojnë në grupe së bashku, që të arrijnë një zgjidhje pozitive në shoqëri.

Shehu: Projekti e ka për qëllim me i bashku komunitetet e Kosovës

“Si projekt e ka për qëllim me i bashku komunitetet e Kosovës me një gjuhë të përbashkët që është teknologjia, nxënësit që janë pjesë e “Tech Heroes” sot kanë kaluar nëpër një proces tre mujor, ku ata në muajin shtator veç e kanë pas një maratonë dy ditore në të cilën i kanë ideuar disa projekte, që kanë me pas kontribut pozitiv në shoqëri. Qëllimi i krejt projektit është që nxënësit e “Tech Heroes” me punu bashke, komunitetet e ndryshme me punu bashkë për me arrit me ba një zgjidhje pozitive në shoqëri, të cilën e gëzojmë të gjithë. Gjatë maratonës së sodit domethënë është maratonë dy ditore, nxënësit që janë pjesë e kësaj maratone kanë me mësuar metodologjinë e fundit, se qysh me bashkpunu ata për me arrit me i zhvillu qeto projekte, nuk është e rëndësishme për ta veç me arrit me zhvillu një projekt, por si komponent shumë e rëndësishme e krejt projektit është që ata me mësu edhe qysh me bashkëpunu edhe qysh me mujt si ekip me marr përgjithësi për me mujt me qu projektin përpara”, tha Shehu.

Pjesëmarrëse e garës Altina Kasabaqi, u shpreh shumë e lumtur që është pjesë e kësaj gare, e cila i ka ndihmuar të fitoi shumë njohuri nga teknologjia e fundit. Ajo tha se edhe pse ka komunitete të ndryshme të gjithë së bashku po kalojnë shumë mirë.

Kasbaqi: Projekti i teknologjisë na bashkoi

“Qëllimi i kësaj gare është që me i përfshi të gjitha komunitetet që janë në Kosovë edhe me ju dhanë të rinjve një platformë për me zhvillu veten edhe pse janë të rijnë. Edhe pse ndoshta jemi prej vendeve të ndryshme, komuniteteve të ndryshme, po jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin edhe gjatë pushimeve gjithmonë komunikojmë, luajmë lojëra të ndryshme ose flasim për gjëra të ndryshme”, tha Kasabaqi.

Granit Zeka nga Prishtina, gjithashtu pjesëmarrës në garë, tha se e gjitha kjo garë u ka mësuar të solidarizohen me komunitetet e tjera dhe të punijnë në grupe.

Zeka: Krejt kjo garë zhvillohet për t’u solidarizuar

“Gjithçka po shkon në rregull, edhe pse veç sa ia ka filluar, tash jemi ka merremi më shumë me prezantimin për Get Lab, mu mësu qysh me përdor atë. Krejt kjo garë zhvillohet me u solidarizu me komunitetet e tjera një dhe e dyta me u mësu qysh me punu në grup. Krejt janë shumë të shoqërueshëm njëri me tjetrin, mundemi me luajt lojëra, me fol për tema të ndryshme, edhe secili është shumë i mirë për njëri tjetrin”, tha Zeka.

Projekti i “Tech Heroes” është i mbështetur nga Ambasada e Britanisë në Kosovë, si dhe implementohet nga organizata për migrim integrim dhe Akademia jCoders.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat