Amazon kërcënon se do pushojë nga puna punëtorët që iu bashkuan thirrjes së aktivistëve

Teknologji

Amazon kërcënon se do pushojë nga puna punëtorët që iu bashkuan thirrjes së aktivistëve

Më: 3 janar 2020 Në ora: 12:17
Ilustrim

Disa punonjës të “Amazon” kanë deklaruar se janë kërcënuar nga vetë kompania se do t’i pushojnë nga puna pasi kanë folur mbi problematikat e mjedisit.

Sipas tyre, iu është thënë se janë në kundërshtim me politikat e kompanisë. Punonjësit në fjalë iu bashkuan thirrjes, që shprehej se gjiganti i tregtisë elektronike të bëjë më shumë për të zgjidhur ndryshimet klimatike.

Në një postim në Twitter, Climate Justice shkruan se burimet njerëzore të kompanisë kanë kontaktuar të gjithë punonjësit që kanë bërë një koment për zgjidhjen e çështjeve klimatike.

Sipas postimit, kompania i ka kërcënuar se do t’i pushojë nga puna nëse ata do të flasin sërish për Amazon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat