Samsung lanson laptopin e ri Galaxy Chromebook - Bota Sot
Samsung lanson laptopin e ri Galaxy Chromebook

Teknologji

Samsung lanson laptopin e ri Galaxy Chromebook

Më: 7 janar 2020 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Sot në CES 2020, Samsung njoftoi për herë të parë Galaxy Chromebook.

Është një produkt 2-në-1 që Samsung pretendon të jetë Chromebook-i më i hollë i prodhuar ndonjëherë.

Nocioni që ne bëjmë punët në një vend pa lëvizje në një tavolinë është një gjë e së kaluarës dhe njerëzve u duhen pajisje premium të ndërtuara për realitetin tonë të ri.

Duke ofruar një përvojë të qetë, premium të përdoruesit, Galaxy Chromebook ju ndihmon të kaloni pa mundim mes transmetimit, projekteve kreative, përpunimit të fjalëve dhe më shumë.

Galaxy Chromebook do të jetë në dispozicion në tremujorin e parë të vitit, në opsionet me ngjyra Fiesta Red dhe Mercury Grey, duke filluar nga 999.99 dollarë.

Samsung krenohet me dizajnin e Galaxy Chromebook.

Vetë dizajni, së bashku me dy opsionet e ngjyrave, sipas Samsung, rezultojnë në një produkt të cilin pronarët do të jenë krenar të shfaqin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat