Instagram mundëson shkëmbimin e mesazheve DM edhe nëpërmjet ueb-faqes - Bota Sot
Instagram mundëson shkëmbimin e mesazheve DM edhe nëpërmjet ueb-faqes

Teknologji

Instagram mundëson shkëmbimin e mesazheve DM edhe nëpërmjet ueb-faqes

Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:54
Instagram

Në të ardhmen e afërt, mund të rrëshqisni në mesazhet e DM të Instagramit, me lehtësi nga desktopi juaj.

Sipas The Verge, Instagrami do të mundësojë për një numër të vogël përdoruesit, që këto mesazhe t’i shikojnë dhe t’ju përgjigjen nga ueb-faqja e kompjuterit.

Ky është vetëm një test fillestar, meqenëse Instagram do të shikojë me hollësi këtë funksionim, që më vonë ta zgjerojë sistemin.

Sistemi i mesazheve DM, do të funksionojë njëjtë sikur edhe në aplikacion, ndërsa në ekranin e kompjuterit mund të shfaqen edhe njoftimet e ndryshme, nëpërmjet dritareve të vogla që mbyllen brenda pak sekondave.

Jane Manchung Wong është duke e përpunuar këtë softuer, të paralajmëruar para një viti, që të jetë sa më praktik, megjithëse nuk janë bërë të ditura detajet shtesë, se si do të funksionojë.

Deri më tani, gjithë çfarë ka ofruar Instagram nëpërmjet kompjuterit, është që të shikohen fotografitë, ndërsa me kalimin e viteve ofroi edhe mundësi shtesë.

Facebook që e ka në pronësi Instagramin, është punuar gjithnjë e më shumë, që ky aplikacion të jetë më praktik për përdorim, nga pajisje të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat