Bie WhatsApp për mijëra përdorues në të gjithë botën - Bota Sot
Bie WhatsApp për mijëra përdorues në të gjithë botën

Teknologji

Bie WhatsApp për mijëra përdorues në të gjithë botën

Më: 20 janar 2020 Në ora: 07:07
WhatsApp

WhatsApp ka rënë për mijëra njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Azi.

Përdoruesit filluan të shqetësohen duke mos qenë në gjendje të dërgojnë dhe marrin mesazhe të dielën në mëngjes.

Më shumë se 500 milionë njerëz përdorin aplikacionin çdo ditë, i cili është në pronësi të Facebook.

Sipas Down Detector, Londra është zona më e dëmtuar në Britani, me Parisin, Belgjikën, Gjermaninë dhe Hollandën më pak të prekura.

Zonat e Azisë dhe Lindjes së Mesme, përfshirë Dubai, India dhe Malajzia gjithashtu po vuajnë probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat