Telefoni i Jeff Bezos ‘është hakuar nga princi i kurorës Saudite’ – pesë muaj para vrasjes së Jamal Khashoggit

Teknologji

Telefoni i Jeff Bezos ‘është hakuar nga princi i kurorës Saudite’ – pesë muaj para vrasjes së Jamal Khashoggit

Më: 22 janar 2020 Në ora: 06:20
Jeff Bezos

Telefoni celular i Jeff Bezos u hakua pasi në vitin 2018 ai mori një mesazh në WhatsApp nga princi i kurorës së Arabisë Saudite.

Kështu së paku shkruan mediumi prestigjioz britanik, The Guardian, i cili raportoi të martën se miliarderi i Amazon kishte marrë një mesazh nga numri i telefonit personal i Mohamed Bin Salman, i cili përmbante “një video dokument të rrezikshëm”.

Sipas ekzaminimit të telefonit më pas, mesazhi u dërgua më 1 maj të vitit 2018 dhe supozohet se brenda disa orësh, u nxor një sasi e madhe e të dhënave nga telefoni i Bezos.

Gjithsesi, sipas mediumit në fjalë, nuk ka detaje se çfarë lloj të dhënash u morën.

Në atë kohë, Bezos dhe bin Salman kishin shkëmbyer mesazhe miqësore.

Kjo kishte ndodhur pesë muaj para se Jamal Khashoggi – kolumnist për gazetën e Bezos, The Washington Post – dyshohet se u vra nga regjimi i Arabisë Saudite.

Megjithatë, Arabia Saudite ka mohuar të kenë pasur dorë dhe thonë se vrasja e Khashoggit ishte një aksident për të cilin disa persona tani ndodhen në burg – edhe pse gjyqi ishte i fshehtë dhe u kritikua shumë si një ‘turp’.

Sipas burimeve të The Guardian, Agnès Callamard, raportuesi i posaçëm i OKB i cili heton vrasjet jashtëgjyqësore, është bërë i vetëdijshëm për hakimin e dukshëm nga Arabia Saudite.

Hetuesit atje tani po shqyrtojnë një qasje zyrtare ndaj Arabisë Saudite për të kërkuar një shpjegim, thonë burimet e tyre pa emër.

Arabia Saudite më parë mohoi të ketë hakeruar telefonin e Bezos pasi hetuesi privat i Bezos, Gavin de Becker, bëri kërkesë në mars.

Një avokat i Bezos i ka thënë The Guardian se “nuk kam asnjë koment për këtë përveç që të them se z. Bezos po bashkëpunon me hetimet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat