Zbulohet dizajni dhe opsionet e ngjyrave të Galaxy Buds+

Teknologji

Zbulohet dizajni dhe opsionet e ngjyrave të Galaxy Buds+

Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:31
Galaxy Buds+

Dëgjuset Samsung Galaxy Buds+ u shfaqën së pari javën e kaluar, kur një raport sugjeroi që azhurnimi i modelit aktual nuk do të shfaqë anulimin aktiv të zhurmës.

Tani, rrjedhjet e reja janë zbuluar, duke pretenduar se përfaqësojnë modelin përfundimtar dhe opsionet e ngjyrave, në të cilat Galaxy Buds + do të jenë të disponueshme.

Opsionet e ngjyrave janë të zeza, të bardha dhe blu dhe siç mund ta shihni, në dizajn, nuk ka ndonjë ndryshim domethënës.

Dëgjuset pritet që, megjithatë, të kenë mbushës pa tel, përveç karikimit përmes USB-C.

Raporti origjinal përmend gjithashtu ekzistencën e butonave fizikë nën treguesin LED, të cilat duket se nuk mund t’i shohim në këto paraqitje.

Galaxy Buds + duhet të lansohet në ngjarjen Galaxy S20 më 11 shkurt, së bashku me telefonin e dytë të palosshëm të Samsung, Galaxy Z Flip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat