WhatsApp mundëson më në fund errësimin e ekranit

Teknologji

WhatsApp mundëson më në fund errësimin e ekranit

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Ndër aplikacionet më të njohura mobile, WhatsApp është një nga pak prej tyre që ende nuk e ka mundësuar modalitetin e errët.

Por, kjo do të ndryshojë së shpejti, pasi mundësinë e errësimit të ekranit, WhatsApp e ka ofruar më në fund, por vetëm për beta, ndërsa është parë në aplikacionin për Android.

Ky sistem i errësimit, nuk është i njëjtë sikur te aplikacionet tjera, sfondi i të cilave nxihet në tërësi, derisa shkronjat mbesin të bardha, pasi në WhatsApp sfondi merr ngjyrë gri më të mbyllët.

Vetëm ata që e kanë sistemin Android 2.20.13, mund ta kenë këtë sistem, nëse kanë aplikuar që të angazhohen si testues i këtij aplikacioni.

Mirëpo, derisa tashmë është në dispozicion për beta, ka mundësi që të kthehet edhe në versionin e zakonshëm të WhatsApp, brenda një kohë te shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat