Trump dhe Johnson diskutojnë për rrjetin 5G

Teknologji

Trump dhe Johnson diskutojnë për rrjetin 5G

Më: 25 janar 2020 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, zhvilluan një bisedë telefonike për çështjen e sigurisë së rrjetit të telekomunikacionit, disa ditë nga vendimi britanik për pjesëmarrjen e Huawei-t në rrjetin 5G.

“Dy krerët diskutuan veçanërisht për çështjen e bashkëpunimit në lidhje me garantimin e sigurisë së rrjetit tonë të telekomunikacionit”, njoftuan Downing Street dhe Shtëpia e Bardhë në dy deklarata të ndara.

SHBA-ja po ushtron presion mbi Evropën dhe veçanërisht mbi Britaninë e Madhe, për të përjashtuar Huawei-n, duke përmendur lidhjet e kompanisë me qeverinë kineze dhe faktin që pajisjet e saj mund të përdoren për qëllime spiunazhi, gjë që grupi kinez e ka mohuar gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat