ViewSonic sjell serinë e shpërblyer të monitorëve VX85

Teknologji

ViewSonic sjell serinë e shpërblyer të monitorëve VX85

Më: 26 janar 2020 Në ora: 18:24
ViewSonic

ViewSonic ka prezantuar linjën më të re të monitorëve, nga seria e kompanisë VX85, e cila e ka fituar çmimin iF Design Award, ndërsa monitorët janë të destinuar për argëtim shtëpiak dhe studiot shtëpiake. Seria ViewSonic VS85 është në dispozicion në dy madhësi të ekranit, me ergonomi inovative, shkruan KitGuru.

Seria VX85 e monitorëve është në dispozicion në versionet 24 dhe 27 inç. Monitori ka dizajn inovativ të mbajtëses në formë unaze, e cila mundëson rregullim të lehtë të rrotullimit dhe pjerrësisë, si dhe menaxhim më praktik të kabllove. VX85, gjithashtu, ka korniza jashtëzakonisht të holla, filtër të dritës së kaltër dhe ofron nivele të përshtatjes së përdorimit.

Të dy monitorët e serisë VX85 përdorin panele SuperClear IPS për saktësinë e shfaqjes së ngjyrave. Kur bëhet fjalë për koneksionet, monitorët kanë konektorë HDMI, VGA dhe DisplayPort, duke i bërë ato kompaktibile me një gamë të gjerë pajisjesh. Gjithashtu, i pranishëm është porti USB Type-C.

Dy modelet që e përbëjnë serinë ViewSonic VX85 janë VX2485 dhe VX2785. VX2485 ka ekran 24 inçësh IPS me rezolucion FHD 1920 × 1080p dhe rifreskim AMD FreeSync prej 75Hz. Modeli VX2785 është më i madh dhe ka një panel 27-inçësh IPS me rezolucion QHD 2560 × 1440p, raport të faqeve prej 1000:1 dhe ndriçim prej 250 nitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat