Apple duket të ketë një ide interesante për dizajnin e iMac të ardhshëm

Teknologji

Apple duket të ketë një ide interesante për dizajnin e iMac të ardhshëm

Më: 27 janar 2020 Në ora: 12:21
iMac i Apple

iMac i Apple kryesisht e ka mbajtur modelin e njejtë për shumë vite tani, që do të thotë se është i detyruar për një ridizajnim në një moment në të ardhmen e afërt, ose të paktën kjo është ajo që pritet.

Nëse do të ndodhë apo jo, mbetet për t’u parë, por ndërkohë, duket sikur Apple ka dalë me një ide mjaft të jashtëzakonshme për një ridizajnim të mundshëm.

Sipas një patente të zbuluar së fundmi nga AppleInsider, shihet një model për iMac që Apple ka përgatitur që mbështetet në një kornizë të vetme qelqi.

Siç mund ta shihni në vizatimin e mësipërm, aty shfaqet iMac me ekranin e vendosur në një kornizë të lakuar që vie drejt përdoruesit, me një mbështetës të vogël në anën e pasme për të ndihmuar në mbajtjen e tij lart.

Në fund të kornizës, ka një hapësirë ku duket sikur mund të vendoset tastiera (potencialisht virtuale), së bashku me dy hapësira në të majtë dhe të djathtë të saj, të cilat mund të dyfishohen në diçka si trackpads, duke krijuar një sistem të vërtetë desktop.

Është një ide mjaft e veçantë e dizajnit dhe duke pasur parasysh që është një patentë, nuk ka asnjë vërtetim tregim nëse Apple planifikon ta bëjë atë realitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat