Xiaomi prezanton javën e ardhshme një prej telefonëve më të bujshëm

Teknologji

Xiaomi prezanton javën e ardhshme një prej telefonëve më të bujshëm

Më: 28 janar 2020 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Aktualisht kjo markë ka vetëm një smartfon, Poco F1, modelin super buxhetor i cili solli parametrat e smartfonëve më të mirë për 300 dollarë.

Gjiganti Kinez i prodhimit të smartfonëve Xiaomi bëri të ditur se nën-marka e telefonëve buxhetorë Poco tashmë është një kompani më vete.

Aktualisht kjo markë ka vetëm një smartfon, Poco F1, modelin super buxhetor i cili solli parametrat e smartfonëve më të mirë për 300 dollarë.

Pritur prej kohësh tashmë ka ardhur momenti për një pasardhës dhe kompania bëri të ditur se ai vjen më 4 Shkurt.

Sipas informacioneve të XDA, Poco X2 do të ketë ekran me frekuencë 120Hz dhe ftohje të lëngshme të telefonit. Nga imazhet e publikuara, Poco X2 ngjan më shumë si një Redmi K30.

Poco X2 vjen me procesorin Snapdragon 730G, 8GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme. Bateria prej 4,500 mAh do të karikohet me teknologjinë 27W. Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar dhe detajet e plota do ti mësojmë pas 1 jave.

Telefoni i parë i kësaj marke bëri bujë sepse kishte procesorin dhe memorien RAM që zakonisht e gjeni në një smartfon të rangut të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat