Facebook arrin në 2,5 miliardë përdorues

Teknologji

Facebook arrin në 2,5 miliardë përdorues

Më: 30 janar 2020 Në ora: 10:12
Ilustrim

Numri i përdoruesve të Facebook-ut ka arritur në 2,5 miliardë në tremujorin e fundit dhe baza e përdoruesve të tij vazhdon të rritet me shpejtësi, deklaroi gjiganti i medieve sociale.

Shpenzimet u rritën gjithashtu, pjesërisht sepse kompania duhet të punësojë më shumë staf.

Përveç kësaj, rregulloret për mbrojtjen e të dhënave kanë vështirësuar biznesin e reklamimit.

Në tremujorin e fundit të vitit 2019, 1,66 miliardë përdorues përdorën platformën pothuajse çdo ditë.

Së bashku me aplikacione të tjera, si WhatsApp dhe Instagram, korporata ka rreth 2,89 miliardë përdorues çdo muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat