Facebook dorëzohet para ligjit, do paguajë 500 milionë euro për shkelje privatësie

Teknologji

Facebook dorëzohet para ligjit, do paguajë 500 milionë euro për shkelje privatësie

Më: 30 janar 2020 Në ora: 22:52
Ilustrim

Gjiganti i rrjeteve sociale ‘Facebook’ tha të mërkurën se kishte arritur një ujdi 550 milionë dollarëshe (500 milionë euro) që lidhej me një padi. Padia pretendonte se rrjeti social mblodhi në mënyrë të paligjshme dhe ruajti të dhëna biometrike për miliona përdorues pa pëlqimin e tyre.

Procedimi gjyqësor filloi në 2015, kur përdoruesit e Illinois akuzuan Facebook-un për shkeljen e Aktit të Intimitetit të Informacionit Biometrik të shtetit në mbledhjen e të dhënave biometrike, raporton Daily Mail.

Firma nën pronësinë e ‘Facebook’ dhe Instagram’ dyshohet se e realizoi këtë përmes tiparit”Suggestions Tag”, i cili lejoi përdoruesit të njohin miqtë e tyre në rrjetin social nga fotot e ngarkuara më parë.

Sipas ligjit të shtetit, kompanitë duhet të marrin leje qartazi, para se të mbledhin të dhëna biometrike – përfshirë skanime të fytyrave, shpjegoi Washington Post.

Vendimi erdhi pasi Facebook-ut iu refuzua kërkesa për ri-gjykim nga Gjykata Supreme.

Në një deklaratë, firmat juridike Edelson, Robbins Geller dhe Labaton Sucharow thanë se paditësit do t’i kërkojnë gjykatës së qarkut të japë miratimin paraprak për zgjidhjen e kontestit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat