Hummer sjellë “bishën” me një mijë kuaj-fuqi

Teknologji

Hummer sjellë “bishën” me një mijë kuaj-fuqi

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 00:35
Ilustrim

General Motors ka njoftuar të dhënat kryesore për automjetin rrugor elektrik me një dizajn të bukur.

Më parë, kishin raportuar se Hummer po kthehet përsëri. Për dallim nga origjinali, megjithatë, nuk duhet të jetë një makinë me gaz, por një makinë elektrike. Tani General Motors i ka konfirmuar thashethemet.

General Motors ka publikuar katër klipe të shkurtra. Këto janë pjesë e reklamës “Quiet Revolution”.

Në video përmenden disa specifikime të Hummer EV. Makina elektrike ka 1.000 kuaj-fuqif, dhe arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë në vetëm 3 sekonda.

Akoma nuk ka informacion mbi çmimin. Zbulimi i madh i Hummer EV është planifikuar për 20 maj 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat