Reagimet e Facebook së shpejti edhe në mesazhet e Instagram

Teknologji

Reagimet e Facebook së shpejti edhe në mesazhet e Instagram

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 10:27
Reagimet e Facebook së shpejti edhe në mesazhet e Instagram

Së shpejti do të jeni në gjendje të reagoni ndaj Mesazheve Direkte (DM) në Instagram.

Inxhinierja e famshme Jane Manchun Wong ka arritur të bëjë reagime të reja DM në profilin e saj.

Sipas Jane, tipari ‘Reactions for DM’ aktualisht është nën testimin e brendshëm.

Për më tepër, në postimin e saj në Twitter thuhet që Menaxheri i Teknikës  të Facebook-ut, Alexandru Voica ka konfirmuar ekzistencën e kësaj veçorie të paarritur.

Kompania thuhet se po punon në reagimet e DM që nga fundi i tetorit 2019.

Tani për tani nuk dihet koha e lansimit për funksionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat