Ideja e Apple mund të eliminojë rrudhat ekranet e telefonëve me palosje

Teknologji

Ideja e Apple mund të eliminojë rrudhat ekranet e telefonëve me palosje

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Apple i është dhënë një tjetër patentë e cila sugjeron se mund të jetë duke eksperimentuar me telefonët me ekrane që palosen pasi prodhuesit si Samsung, Huawei dhe Motorola kanë debutuar tashmë modelet e tyre.

Patenta e re e regjistruar nga Apple që në Gusht të 2016-ës u raportuar nga MacRumors dhe përshkruan një mekanizëm për një pajisje me ekran që ploset dhe ka panele që palosen në formën e një tubi.

Ideja e një dizajni të tillë inovativ është që të shmangen rrudhat e krijuara në telefonët me palosje, diçka që Samsung dhe Huawei e kanë vuajtur.

Kur telefoni është i palosur, ekrani mund tërhiqet dhe paloset në formë tubi. Nuk është patenta e parë nga Apple që mbulon ekrane me palosje.

Prodhuesi i iPhone siguroi një patentë në Maj të 2019-ës për një bosht fleksibël palosjeje. Por patentat nuk shërbejnë si provë e mjaftueshme se Apple është duke zhvilluar një pajise me ekran që paloset. Nga ana tjetër Motorola po përgatitet për të prezantuar një version me palosje të Razr më 6 Shkurt. Samsung gjithashtu po punon në një pajisje të ngjashme që do ta prezantojë së bashku me Galaxy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat