Google mund të jetë duke planifikuar të sjell shërbimin e ngjashëm me Apple News+

Teknologji

Google mund të jetë duke planifikuar të sjell shërbimin e ngjashëm me Apple News+

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Google dhe Apple ofrojnë aktualisht një shërbim të lajmeve në formën e Google News dhe Apple News.

Sidoqoftë, në vitin 2019, Apple lëshoi një version premium të quajtur Apple News + në të cilin u dha përdoruesve qasje në një grumbull të gazetave dhe revistave në internet për një çmim prej 9,99 $ në muaj.

Tani sipas raportit nga The Wall Street Journal, duket se Google mund të planifikoj diçka të ngjashme.

Raporti pretendon se Google ka qenë në bisedime me botues të ndryshëm jo vetëm në SH.B.A., por edhe rajone të tjera si Franca dhe pjesë të tjera të Evropës, ku ata po përpiqen të arrijnë një lloj marrëveshjeje licensimi.

Është e paqartë nëse ky produkt mund të përfundojë i ngjashëm me Apple News + ku klientët paguajnë një abonim mujor, ose nëse Google do të paguajë për të licensuar këtë përmbajtje dhe ta bëj atë të çasshëm pa pagesë, në mënyrë që më shumë përdorues të mund ta lexojnë, duke shfrytëzuar platformën për të shitur reklama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat