Koronavirus infekton edhe Samsungun

Teknologji

Koronavirus infekton edhe Samsungun

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Koronavirusi duket se ka prekur edhe gjigandin e teknologjisë Samsung. Samsung Electronics tha të shtunën se një rast koronavirus ishte konfirmuar në kompleksin e fabrikës së pajisjeve të tij mobile në qytetin juglindor të Gumi.

Gumi është afër qytetit të Daegu, shtëpia e një kishe në qendër të shpërthimit të koronavirusit më të madh të Koresë së Jugut. Koreja e Jugut tha të Shtunën se numri i personave të infektuar me koronavirus në vend ishte dyfishuar në 433.

Fabrika e Samsung në Gumi përbën një pjesë të vogël të prodhimit të saj të përgjithshëm të smartphone-ve, dhe bën telefona të nivelit të lartë, kryesisht për tregun e brendshëm. Samsung prodhon shumicën e telefonave të mençur në Vietnam dhe Indi.

Samsung Electronics, prodhuesi më i lartë në botë i smartphone-ve, u shpreh se  dyshemeja ku punonte punonjësi i infektuar do të mbyllet deri në mëngjesin e 25 shkurtit, përcjell Ora.

Samsung bëri të ditur se “Kompania ka vendosur kolegë të cilët kanë kontaktuar me punonjësin e infektuar në vetë-karantinë dhe kanë ndërmarrë hapa që t’i testojnë ata për infeksion të mundshëm”, gjithashtu raportuesit e Samsung Electronics thanë se virusi nuk do të ndikojë në prodhimin e çipave dhe ekraneve në pjesë të tjera të Koresë së Jugut, apo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat