Kërkesa më e lartë ndonjëherë në Google për “maskë fytyre”, derisa frika nga coronavirusi po vazhdon të rritet

Teknologji

Kërkesa më e lartë ndonjëherë në Google për “maskë fytyre”, derisa frika nga coronavirusi po vazhdon të rritet

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Lajmet shqetësuese nga mbarë bota, për përhapjen e shpejtë të coronavitrusit, kanë bërë që secili të mendojë që të sigurojë së paku një maskë fytyre, që të mbrohet nga kjo sëmundje.

Wired raporton se këto maska, por bëhen simbol i sëmundjes dhe rezistencës ndaj saj, ndërsa po vazhdon të rritet frika nga përhapja saj.

Shqetësimi lidhur me sëmundjen dhe nevoja për mbrojtje, ka bërë që të reflektojë edhe në Google, ku në fund të muajit shkurt, kërkesa për “maskë fytyre” ka qenë më e larta ndonjëherë.

Deri më tani, nuk ka të dhëna konkrete, se përhapja e coronavirusit që në mbarë botën i ka infektuar mbi 80 mijë njerëz, ka lidhje direkte me kërkimet në Google, por koha e fillimit të kërkesave, lë të kuptohet se ka lidhej të mëdha.

Rritja e kërkesës për maskë fytyre

Gjithmonë ka pasur kërkesa për maska fytyre, por në pesë vitet e fundit është rritur në masë të madhe.

Në fund të janarit, kur teoritë konspirative se po përhapet me qëllim një sëmundje vdekjeprurëse, ka bërë që kërkesa specifike për këtë mjet të shtohet në masë të madhe.

Prej 26 janarit, deri më një shkurt, është shënuar kërkesa më e madhe për maskë fytyre ndonjëherë, ndërsa intensiteti i kërkesave nuk po bie, por vetëm po vazhdon të rritet.

Shitjet për maska fytyre janë rritur gjithashtu, derisa mungesa e tyre nëpër spitale dhe barnatore, ka bërë që kërkesa të vazhdojë të jetë edhe më e madhe.

Mjete higjienike si dezinfektues, janë gjithashtu pjesë e kërkimeve në Google.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat