​A mund të transmetohet koronavirusi përmes telefonit?

Teknologji

​A mund të transmetohet koronavirusi përmes telefonit?

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Dezinfektimi i telefonave të mençur dhe pajisjeve të tjera është pjesë e standardeve mjekësore parandaluese për pacientët që kanë infeksion të këtij mikrobi shumë rezistent.

Specialistë të sëmundjeve infektive kërkojnë kujdes që të mos e lidhim përdorimin e telefonit mobil me përhapjen e koronavirusit.

Një virus ka nevojë për qeliza të gjalla për t’u përhapur. Ky është mendimi i Massimo Andreoni-t, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin “Tor Vergata” të Romës.

“Telefoni i zgjuar mund të jetë një mjet për transmetimin e mikrobeve rezistente, ndryshe është një virus që ka nevojë për qeliza të gjalla për t’u riprodhuar. Duhet të jemi të kujdesshëm kur e lidhim atë me problemin e koronavirusit, përkundrazi ka kuptim në infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor. Ashtu sikurse mjekët janë mësuar të dezinfektojnë stetoskopin dhe pajisjet e ma tjes së tensionit, sigurisht nëse trajtojnë pacientë me mikrobe shumë rezistente, ekzistojnë disa masa paraprake specifike që duhet të merren, siç janë veshja e dorezave, larja e duarve dhe mospërdorimi i telefonit nëse i keni duart të padezinfektuara, në mënyrë që aparati të mos ndotet”, sqaron Andreoni, i cili është edhe drejtor shkencor i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat