Shpallen fituesit e programit Tech Heroes

Teknologji

Shpallen fituesit e programit Tech Heroes

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 17:06
Tech Heroes

Akademia jCoders, Ambasada Britanike dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim, në  edicionin e dytë të Tech Heroes, ku është bërë përzgjedhja e tre grupi fitues për projektin më të mirë të teknologjisë.

Aty u tha se përmes këtyre projekteve do mundësohen zgjidhjet më të mira për problemet që mbizotërojnë në Kosovë.

Fjona Shehu njëra nga themelueset e jCoders, tha se program Tech Heroes ka për qëllim bashkimin e të gjitha etniteteve që ekzistojnë në Kosovë për të ofruar një zgjidhje për komunitetin.

Finalizimi i garës në këtë projekti është realizuar për gjashtë muaj, ndërsa, sot ka qenë faza finale dhe përzgjedhja e tre projekteve fituese.

Granit Zeka, anëtar i grupit fitues në jCoders tha se kanë krijuar një projekt i cili do të bëjë zgjidhjen e papunësisë në Kosovë përmes një ueb faqeje ku punëdhënësi do të jetë i lidhur drejtpërdrejtë me punëmarrësin.

Zeka tha se ky program i ka trajnuar për gjuhët programuese si Javascript e Framework, ndërsa tha se është ndjenjë e mirë të jesh fitues i vendit të parë.

Svetlana Rakiq, koordinatore e projektit nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, tha se në këtë projekt kanë marrë pjesë 160 të rinj nga 11 komuna.

Tech Heroes është një projekt i cili implementimet prej akademisë jCoders dhe organizatës ndërkombëtare për migrim dhe njëkohësisht është e përkrahur prej ambasadës britaneze në Prishtinë, ndërsa fazat e këtij projekti janë maratona për të menduarit, trajnimi në teknologji, maratona për metodologjinë e shkathtësive, implementimi i projektit dhe ngjarja ku edhe është bërë shpërndarja e çmimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat