Ambasada e Norvegjisë dhe ICK ndihmojnë bizneset startup dhe sektorin e TIK

Teknologji

Ambasada e Norvegjisë dhe ICK ndihmojnë bizneset startup dhe sektorin e TIK

Më: 5 mars 2020 Në ora: 09:56
Foto nga vizita

Në vizitë e parë në Innovation Centre Kosovo, ambasadori i ri i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, u njoftua me punën e qendrës, takoi komunitetin e bizneset startup si dhe ndau solemnisht grantet për bizneset e themeluara nga të rinjtë e Kosovës.

Norvegjia kishte financuar themelimin e ICK-së më 2012, dhe qysh nga ajo kohë ka vazhduar përkrahjen e qendrës dhe komunitetit të bizneseve startup, nëpërmjet ndihmës së drejtpërdrejt financiare, mentorimit, këshillimit si dhe ka mundësuar pjesëmarrjen e ndërmarrësve të rinj, nëpër ngjarje ndërkombëtare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Pas takimit me stafin e qendrës, Ambasadori Grøndahl deklaroi: “Më 2012 si pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, e kam nënshkruar kontratën për financimin e themelimit të ICK-së. Tani afër 8 vite pas, po ndjehem shumë krenar me të arriturat e komunitetit dhe perspektivën që kjo qendër u ofron të rinjve të Kosovës. Norvegjia do të vazhdojë përkrahjen për këtë shtet, dhe padyshim rinia, bashkëpunimi rajonal dhe krijimi i vendeve të punës do të jetë ndër prioritetet tona”.

Drejtori Ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu u shpreh i lumtur dhe mirënjohës për vizitën. “Jemi mirënjohës për mbështetjen e Qeverisë Norvegjese ndër vite. Ky bashkëpunim ka hapur mundësite për rininë tonë qeëtë shfaqë potencialin zhvillimor dhe talentin sidmos në fushën e ndërmarrësisë dhe invocaionit”, përfundoi Begu.

Përgjatë këtyre viteve, ICK ka përkrahur mëse 400 biznese startup me 1,500 anëtarë, ka trajnuar mbi 4,000 të rinj në fusha të ndryshme të TIK, si dhe ka organizuar mbi 500 ngjarje vendore e ndërkombëtare, duke e shndërruar Prishtinës në qendër rajonale për ndërmarrësi, inovacion dhe teknologji.

ICK mbështetet nga Ambasada e Suedisë (si donator kryesor), dhe përkrahet nga Ambasada e Norvegjisë, GIZ, Qeveria e Kosovës dhe donatorë tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat