Këta telefonë të sistemit Android janë në rrezik të hakohen - Bota Sot
Këta telefonë të sistemit Android janë në rrezik të hakohen

Teknologji

Këta telefonë të sistemit Android janë në rrezik të hakohen

Më: 6 mars 2020 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Ekspertët e sigurisë thonë se më shumë se 1 miliard telefonë dhe tabletë që funksionojnë me sistemin operativ Android mund të bien pre e hakerave.

Kjo sipas tyre mund të ndodhë për shkak të mos përditësimit me elementet e reja të sigurisë, prandaj këta celularë janë më të ekspozuar për të rënë pre e sulmeve kibernetike.

Bëhet fjalë për pajisjet me sistem operativ të vjetër, që funksionojnë me Android 4.0 ose më të vjetër.

Ekspertët thonë se edhe përdoruesit që disponojnë një aparat celular me sistemin operativ Android 7.0 janë të rrezikuar dhe duhet të bëjnë përditësimin e sistemit operativ. Versioni më i fundit operativ i Google është Android 10.

Ekspertët kanë testuar disa prej telefonave të mençur që rrezikohen seriozisht nga sulmet e hakerave. Këta celularë janë: Motorola X, Samsung Galaxy S3, Sony Xperia Z2 dhe Nexus 5.

Sipas studiuesve, të gjitha këto modele mund të infektohen të paktën një herë nga viruset, ndërsa modele te tjera më shumë se një herë.

Kushdo që përdor Android më të vjetër se viti 2012, duhet të konsiderojë mundësinë për ta ndërruar, për shkak se janë të rrezikuar nga sulmet kibernetike.Elementet e tyre të sigurisë janë të dobëta dhe mund të bëhen objekt i sulmeve të tilla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat