Koronavirusi: Facebook mbyll zyret në Londër - Bota Sot
Koronavirusi: Facebook mbyll zyret në Londër

Teknologji

Koronavirusi: Facebook mbyll zyret në Londër

Më: 7 mars 2020 Në ora: 17:07

Facebook ka mbyllur zyret e tyre në Londër pas një testi pozitiv të njërit nga punëtorët.

Zyret u mbyllën menjëherë dhe u bë një pastrim i thellë, raporton “Independent”.

Kjo pasi njëri nga punëtorët i cili ishte nga Singapori dhe që punonte për Facebook në Londër, doli të ishte i infektuar me koronavirus.

“Njëri nga punëtorët tanë me bazë në Singapor, i cili ishte diagnostifikuar me COVID-19 vizitoi Londrën në 24-26 Shkurt të këtij viti”, tha njëri nga anëtarët e Facebook.

“Ne jemi duke mbyllur zyret në Londër deri të Hënën për një pastrim të thellë dhe punëtorët janë duke punuar nga shtëpia deri atëherë”.

Çdo njeri që kishte kontakte direkte me të, u është kërkuar për një izolim dhe që të jenë më vigjilent duke shikuar simptomat e tyre.

Facebook gjithashtu është duke kontaktuar me punëtorët e tjerë që kanë vizituar zyret e Londrës gjatë atyre ditëve.

Facebook ka më shumë se 3,000 punëtorë në zyret e tyre rreth Londrës.

Kompania është firma e fundit që konfirmoi për mbylljen e zyreve që të ndalojnë përhapjen e virusit. Firmat e tjera të mëdha duke përfshirë edhe Deloitte i kanë dërguar punëtorët në shtëpi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat