Google ua mundëson punëtorëve të punojnë nga shtëpia, shkak koronavirusi - Bota Sot
Google ua mundëson punëtorëve të punojnë nga shtëpia, shkak koronavirusi

Teknologji

Google ua mundëson punëtorëve të punojnë nga shtëpia, shkak koronavirusi

Më: 11 mars 2020 Në ora: 14:54
Google

Kompania Google Alphabet ka kërkuar nga stafi i saj i Amerikës së Veriut që të punojë nga shtëpia për të zvogëluar përhapjen e mundshme të koronavirusit.

Javën e kaluar gjiganti i teknologjisë dërgoi një memorandum për stafin duke rekomanduar që punonjësit në shtetin Washington të punojnë nga shtëpia.

Tani Google ka zgjeruar atë kërkesë për të gjithë punëtorët, që janë afro 100.000 në 11 zyra në SHBA dhe Kanada.

Një njoftim i tillë nga Google vjen pasi rastet e koronavirusit në Amerikë janë rritur në gati 1.000.

“Nga një kujdes i shtuar dhe për mbrojtjen e Google Alphabet dhe komunitetit të gjerë, ne tani ju rekomandojmë të punoni nga shtëpia nëse puna juaj jua lejon”, shkroi Chris Rackow, nënkryetari i Googlet për sigurinë globale, me një email për punëtorët.

Megjithatë, zyrat do të qëndrojnë të hapura në Amerikë e për ata që punët e tyre ua kërkojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat