Koronavirusi: Microsofti anulon eventin më të madh të vitit

Teknologji

Koronavirusi: Microsofti anulon eventin më të madh të vitit

Më: 13 mars 2020 Në ora: 22:31
Microsofti

Kompania do të organizojë një “event digjital” që të tregojë për të rejat e softuerit dhe produkteve të reja.

Mikrosofti ka anuluar eventin më të madh të vitit që të mos ndodh përhapja e koronavirusit. Do të mbahet në mënyrë digjitale, raporton “Independent”.

Vjen pas Faceook-ut dhe Google të cilët gjithashtu anuluan eventet e tyre të rëndësishmen dhe do ti mbajnë në mënyrë virtuale.

Apple gjithashtu ka lajmëruar një konferencë të tillë e cila gjithashtu do të anulohet apo do të shtyhet për një periudhë.

Firmat kanë thënë që do t’i mbajnë konferencat në mënyrë virtuale, duke lejuar që personat e interesuar të shikojnë eventin në shtëpitë e tyre.

Eventi i Mikrosoftit ishte përcaktuar që të mbahej në mes 19 dhe 21 majit, që tradicionalisht bëhet që të tregohet risit e reja në Softuer.

Anulimi i eventin të Mikjrosoftit vjen pas atij të E3 që u planifikua të mbahej në Los Angeles në qershor dhe që zakonisht ka mbi 100,000 vizitorë.

Google dhe Facebook gjithashtu kanë anuluar konferencat e tyre, të cilat ishin planifikuar që të mbaheshin në Maj, dhe që pritet nga dy kompanitë ta bëjnë të njëjtën gjë si Mikrosofti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat