Koronavirus, Apple mbyll dyqanet në të gjithë botën… përveç Kinës

Teknologji

Koronavirus, Apple mbyll dyqanet në të gjithë botën… përveç Kinës

Më: 14 mars 2020 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Kompania Apple vendos që të mbyllë dyqanet në të gjithë botën, përveç 42 të tjerëve që ndodhen në Kinë.

Lajmi u dha nga administratori i kompanisë, Tim Cook, në një postim të bërë në Twitter.

“Në vendet tona të punës dhe në komunitetet tona, duhet të bëjmë të pamundurën që të parandalojmë përhapjen e Covid-19. Apple do të mbyllë përkohësisht tëë gjithë dyqanet deri më 27 mars, me përjashtim të Kinës. Po ashtu do të ofrojë 15 milionë dollarë për të ndihmuar në shërimin e të prekurve nga koronavirusi në të gjithë botën”, shkruan Cook.

Zgjedhja për të mos mbyllur dyqanet në Kinë vjen pasi në këtë vend prej nga nisi dhe pandemia, numri i të prekurve nga koronavirusi thuajse po zerohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat