Koronavirusi/ “Apple” do dhurojë 9 milionë maska mbrojtëse

Teknologji

Koronavirusi/ “Apple” do dhurojë 9 milionë maska mbrojtëse

Më: 26 mars 2020 Në ora: 09:36
Ilustrim

Plot 9 milionë maska mbrojtëse do të dhurojë “Apple”, për të ndihmuar në mbrojtjen e personalit mjekësor nga infektimi i koronavirusit.

Ka qenë nënkryetari, Mike Pence, ai që ka dhënë lajmin. Ai është shprehur se “Apple” është një nga disa kompanitë e teknologjisë me bazë në Kaliforni që po ndihmojnë spitalet që përmballen me mungesë të mjeteve mbrotjtëse për mjekët, veçanërisht maskat për fytyrën.

“Apple po dhuron 9 milionë maska N95 për institucionet e kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin dhe për rezervat kombëtare,”- tha Pence në një konferencë shtypi.

“Facebook”, IBM, “Salesforce” dhe “Tesla” gjithashtu i janë bashkur nismës për dhurimin e maskave.

Megjithëse kompanitë e teknologjisë nuk prodhojnë maska vetë, për shkak se kanë akses në disa zinxhirë furnizimi, janë në gjendje të sigurojnë pajisjet në një mënyrë që qeveria nuk mundet.

Nuk janë të qarta detajet sesi një kompani si Apple ka akses në maska, por është e mundur për shkak se një gjigant i teknologjisë ka konktakte që qeveria federale nuk i ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat