Të pasurit bëhen më të pasur, miliarderët amerikanë kanë fituar 280 miliardë dollarë, mes tyre Jeff Bezos dhe Elon Musk

Teknologji

Të pasurit bëhen më të pasur, miliarderët amerikanë kanë fituar 280 miliardë dollarë, mes tyre Jeff Bezos dhe Elon Musk

Më: 25 prill 2020 Në ora: 08:09
Jeff Bezos dhe Elon Musk

Miliarderët amerikanë po “shijojnë” rritjen e pasurisë së tyre me miliona dollarë ndërsa niveli i papunësisë në vend rritet me shifra të larta për shkak të koronavirusit.

Tetë “përfituesit” nga pandemia kanë parë që pasuria e tyre neto është rritur me mbi 1 miliardë për secilin që nga fillimi i pandemisë globale.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, 56 vjeç, ka shtuar 25 biliardë dollarë në pasurinë e tij që nga 1 janari i vitit 2020. Ai është edhe personi më i pasur në botë sipas listës së Forbes.

Sipas një raporti të Institute for Policy Studies, miliarderët amerikanë shtuan 282 miliardë dollarë në total, gati një rritje prej 10% nga 18 marsi deri në 10 prill.

Klasa e miliarderëve në Shtetet e Bashkuara tani kanë një pasuri në total prej 3.229 trilion dollarësh.

Duke iu referuar miliarderëve si ‘përfitues të pandemisë’, raporti rendit tetë persona që kanë parë një rritje prej mbi një miliard dollarë në javët e kaluara.

Mes tyre janë Bezos dhe ish-gruan e tij MacKenzie, themeluesi i Tesla, Elon Musk, Eric Yuan i Zoom dhe Steve Ballmer i Microsoft.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat