“Twitter” bllokon teoritë komplotiste që lidhin COVID-19 me rrjetin 5G

Teknologji

“Twitter” bllokon teoritë komplotiste që lidhin COVID-19 me rrjetin 5G

Më: 27 prill 2020 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Twitter do të fshijë mesazhet që inkurajojnë aktivitetet e dëmshme, në veçanti thirrjet për të shkatërruar antenat e rrjetit 5G, pas teorive komplotiste që lidhin këtë teknologji të re me përhapjen e COVID-19.

“Ne kemi zgjeruar udhëzimet tona për pretendimet e paverifikuara, që inkurajojnë njerëzit të përfshihen në aktivitete të dëmshme, të cilat mund të çojnë në shkatërrimin ose dëmtimin e infrastrukturës 5G, ose të shkaktojnë panik të gjerë, trazira sociale ose trazira në shkallë të gjerë”, postoi ekipi përgjegjës për sigurinë në rrjetin social.

Pas përhapjes së mesazheve të këtij kalibri në rrjetet sociale ose sistemet e mesazheve si WhatsApp (në pronësi të Facebook), disa antena janë sulmuar në disa vende të Europës.

Rrjetet sociale aktualisht po përshkallëzojnë iniciativat e tyre në përpjekje për të kufizuar shpërndarjen në shkallë të gjerë të informacionit të rremë në lidhje me pandeminë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat