Fortnite sërish me koncert për lojtarët

Teknologji

Fortnite sërish me koncert për lojtarët

Më: 13 maj 2020 Në ora: 12:08
Ilustrim

Epic Games e cila është në pronësi të Fortnite ka njoftuar për një tjetër koncert live ku do të shfaqen Dillon Francis, Steve Aoki dhe deadmau5.

Party Royale do të zhvillohet këtë të premte pasdite, me një shfaqje encore të nesërmen.

Fortnite ka parë një rritje të takimeve virtuale gjatë pandemisë Covid-19.

Epic tha se loja kishte 350 milionë lojtarë të regjistruar, të cilët në prill kolektivisht kaluan mbi 3.2 miliardë orë duke luajtur.

Kompania ka përdorur koncerte live si një mënyrë për të mbajtur të angazhuar lojtarët.

Muajin e kaluar platforma organizoi koncerte live me Travis Scott dhe Diplo. Shfaqja e parë me Travis Scott pati 12.3 milionë pjesëmarrës në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat